SHQIPËRI

Negociatat mes demokratëve / Alibeaj kërkon të negociojë me “Rithemelimin” për 14 majin

Në vjeshtën e shkuar dy grupimet e Partisë Demokratike tentuan pa sukses afrimin, ndërsa sot po kërkohet një shans i dytë për bashkim para zgjedhjeve.

Por, fati i negociatave duket se është i përcaktuar që në nisje për dështim pasi grupimi Berisha ka vendosur ti mbyllë derën ofertës  së Alibeajt pas vendimit të Apelit për vulën.

“Së pari që kur del nga goja e Alibashëve nënkuptohet që është thjesht hipokrizi dhe koha e ka provuar këtë, vulën ua jep Rama. Janë hapur bashkëpunëtorë të Ramës pas aktit qe ndodhi në gjykate dhe tani papritur propozojnë bashkëpunim me PD. Si papritur këta pranojnë kandidatët e primares dhe atehere kur bëheshin negociatat nuk i njihnin primaret. Është hipokrizi ne vazhdën e lojës për ta dëmtuar PD në zgjedhje për të cilat tentuan ta linin jashtë PD në zgjedhje.”- tha Paloka.

Situata juridike e detyron  Sali Berishën të shkojë me  koalicion  në zgjedhjet e pranverës. Dera është e hapur për  partinë  e Ilir Metës dhe  Vangjel Dules që shihen si strehë për kandidatët e primareve.

Duhet gjetur formula optimale për të realizuar koalicionin po bisedimet janë me gjithë aleatet dhe gjithë partitë e spektrit tone dhe atyre qe janë parti opozitare.”- tha Paloka.

Por, nëse duan të garojnë si koalicion, Kodi Zgjedhor i detyron të paraqesin një listë të përbashkët kandidatësh për këshillat bashkiak, aty ku Ilir  Meta e ka bërë të qartë se kërkon terren të lirë.

“Kemi një marrëveshje historike me PD, edhe sa i takon këshillave.”- tha Meta kreu i Partisë së Lirisë.


Top Channel

Related posts

Seriali ‘Rrushe’ i titruar nga Top Channel – vjen reagimi i aktores kryesore, Doresa Rexha

admin

Zv.presidenti Ekzekutiv i KE: Të ulim gjurmën e karbonit, mos synoni luksin por novacionin për të krijuar një markë të re në turizëm

admin

I zë rryma burrë e grua në Vlorë, vdesin të dy

admin

Leave a Comment