AKTUALE

Grubi: Komiteti i propozoi Qeverisë ta miratojë kontratën me Bechtel – Enkën

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar opinionin sot për epilogun e seancës së sotme të Komitetit Drejtues për Korridorin 8 dhe 10D duke bërë të ditur se anëtarët e këtij komiteti që ai drejton kanë shqyrtuar dhe miratuar njëzëri raportin e konsultetit për transaksion financiar të Qeverisë mbi rrjedhën e negociatave me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel Enka.

Pas kësaj, Komiteti ka shqyrtuar edhe përmbajtjen e Propozim Kontratës së përpiluar për të cilën i ka propozuar Qeverisë që të njejtën ta miratojë duke krijuar kështu parakushtet për firmosjen e menjëhershme të saj.

“Entuziazëm pune në seancën e sotme të Komitetit Drejtues për Korridorin 8 dhe 10D! Po finalizojmë procedurat e fundit të projektit më të madh dhe më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit! Në tavolinën e punës kishim raportin e konsultetit tonë për transakcion financiar IRD Engineering mbi rrjedhën e negociatave me konzorciumin Bechtel Enka, të cilin e shqyrtuam dhe njëzëri e miratuam duke i propozuar Qeverisë të miratojë Кontratën për ndërtimin e autostradës bashkëkohore deri në kufirin me Shqipërinë” – ka njoftuar Grubi.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid0dbPiALb7LvGMD6gptLdXTXrKVgTFkMc2yfcJycvZER4ULdSYoe5JSadubWJWEpvfl

Related posts

Grubi takon Qehajën: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme

admin

“Fronti Evropian” vizita në bastione: Bashkë edhe në zgjedhjet e 8 majit drejt fitores edhe më të thellë

Gjyla Halili

Javën e ardhshme Siljanovska ia dorëzon mandatin Mickoskit

Gjyla Halili

Leave a Comment