AKTUALE

Në UBT u mbajt një diskutim i hapur rreth shëndetit publik me Prof. Pashko R. Camaj, Dr. PH

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, qëndroi për vizitë Prof. Pashko R. Camaj, Dr. PH, me të cilin u organizua një diskutim i hapur rreth ekspozimit mjedisor ndaj plumbit në Kosovë dhe implikimet në shëndetin publik.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi falënderoi për ardhjen në Kosovë profesor Camaj, duke theksuar nevojën e trajtimit të temave rreth shëndetit publik dhe angazhimin e gjithsecilit drejt zgjidhjes se problematikave që ndërlidhen me këtë fushë.

“Është kënaqësi e veçantë që të kemi Pashko Camajn këtu në UBT. Ai është një patriot i madh shqiptar, nga vet mënyra që ka qenë edhe para dhjetë dite këtu dhe është kthyer prapë. Ne e falënderojmë shumë për angazhimin e tij. Në kuadër të kësaj ligjërate, ne kemi ftuar profesor Camaj të flet për shëndetin publik dhe epidemiologjinë, duke na treguar detaje mbi rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe vendit tonë”, tha rektori Hajrizi.

Në kuadër të këtij diskutimi, Prof. Pashko R. Camaj trajtoi temën: “The legacy of environmental exposure to lead in Kosovo and public health implications”, duke shtjelluar detaje të rëndësishme rreth ekspozimit mjedisor ndaj plumbit në Kosovë dhe implikimet në shëndetin publik, duke marr si shembull dy qytete të Kosovë, Mitrovicën dhe Prishtinën.

Gjatë prezantimit të tij, profesor Camaj tregoi studime të veçanta që kanë hulumtuar problematikat në këto dy qytete dhe ekspozimin mjedisor ndaj plumbit, si dhe rreth shëndetit publik dhe masave të marra nga vende të ndryshme të botës për parandalimin e ndotjes së ambientit.

Pashko R. Camaj është anëtar i Federatës Panshqiptare “VATRA”, njëherit profesor asistent në Universitetin “William Paterson” në New Jersey, me fokus në fushat: shëndet publik, shëndet global dhe epidemiologji.

Related posts

Me çmime të larta e paga të ulëta vështirë të jetohet!

Gjyla Halili

Deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski

Gjyla Halili

SHBA me sanksione të reja kundër Rusisë, vë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte

Gjyla Halili

Leave a Comment