SHQIPËRI

Emigrimi i mjekëve në Gjermani, Rama në takimin me Scholz: Shqipëria s’duhet të financojë shëndetësinë gjermane

Gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, Rama u pyet edhe për largimin masiv të mjekëve, ku tha se duhet të gjenden mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman.

E kemi diskutuar këtë çështje. Ne nuk mund t’i kërkojmë as Gjermanisë apo BE, as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo tregjet e Gjermanisë. Nga ana tjetër kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financues i drejtpërdrejte i sistemit shëndetësor gjerman. Studentët e mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos dhe tjetrën e paguan qeveria. Kjo është në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe të pakualifikuar pune. Duhet të gjejmë një rrugë europiane pasi vende si Shqipëria humbasin”- tha kryeministri Edi Rama.

Kancelari Olaf Scholz tha se Gjermania është përgjegjëse që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE.

Kjo është sfidë e madhe. Lëvizja e lirë i ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë se s’mund të shkosh vetëm si turist por mund t’i hipësh trenit apo avionit dhe të punosh ku ke dëshirë. Më parë ishte sfidë e madhe, sot nuk është më situatë e tillë por me këtë liri sot ka edhe sfida, ndaj vendi ynë është përgjegjës që nevojën e madhe për forcë punëtore të mos e mbulojë vetëm nga BE”– tha kancelari Scholz.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Infarkti në det, pse po preken edhe moshat e reja? Kardiologu tregon gabimin që mund të jetë fatal

admin

Dogji shtëpinë e ish-gruas në Vlorë, dhëndri nga Kosova flet nga arratia: Ajo braktisi fëmijët për dashnorin

admin

Video që e “fundosi”, kush e filmoi Safet Gjicin në zyrë?!

admin

Leave a Comment