AKTUALE

Kancelari gjerman Scholz: Thelbi i negociatave me BE mbetet sundimi i ligjit, mediat e lira po ashtu janë shumë e rëndësishme

Rama në konferencë me Olaf Scholz: Samit i radhës në Tiranë në 16 tetor, do na mbështesin me burime njerëzore

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një konferencë të përbashkët, kancelari gjerman u shpreh falënderuar për bashkëpunimin me Shqipërinë.

“Në janar ishte vendi i parë i rajonit që ratifikoi 3 marrëveshje. Ky ishte një model i mirë. Integrimi i shpejtë i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike dhe dëshirojmë ti mirëpresim sa më shpejt si anëtar në BE. Thelbi i negociatave mbetet sundimi i ligji, ndaj është mirë që anëtarë të rrjeteve kriminale dhe zyrtarë të rangut të lartë janë paditur dhe dënuar.

Mediat e lira po ashtu është shumë e rëndësishme. Lufta e Ukrainës na ka vërtetuar se duhet të angazhohemi më shumë, dhe falënderoj Shqipërinë për rolin e saj.

Ajo mbështet vendimet e politikës së përbashkët. Që prej 35 vitesh republika federale gjermane ka një bashkëpunim të mirë. qeveria e drejtuar prej meje është e angazhuar që të mbetet me një bashkëpunim më të ngushtë”, tha ai.

Related posts

Paralajmërimi për trazira në Ballkan nëse dënohen krerët e UÇK-së, Edi Rama: Ali Ahmeti i di mirë çështjet e stabilitetit

Gjyla Halili

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

Gjyla Halili

Osmani nga Brukseli: Bashkë me fuqitë perëndimore, të sigurt për të ardhmen

admin

Leave a Comment