SPORT

Mësuesja e gjuhës angleze po i “çmend” gratë e futbollistëve, klienti i radhës është ylli i Manchester Cityt

Nuk janë të rralla rastet kur futbollistët kanë mësuesin e tyre të gjuhëve të huaja, për t’i ndihmuar ata të përshtaten me kushtet jashtë vendit.

Mësimi i gjuhës së ligës konsiderohet bazë, para së gjithash në mënyrë që lojtarët të komunikojnë më mirë me shokët dhe trajnerët e tyre.

Futbollisti i kombëtares argjentinase dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Julian Alvarez ka vendosure që ta mësojë anglishten.

Përkatësisht, ai punësoi mësuesen e njohur të gjuhës Sarah Duke, në mënyrë që të mësojë sa më mirë anglishten.

Ajo është një nga mësueset më të njohura të gjuhës në Premierligë, ku punon me një numër të madh futbollistësh.

Ajo është poliglote dhe flet deri në pesë gjuhë, e përveç kësaj ka punuar edhe si avokate sportive. Ajo ka lindur në Portugali, ku filloi të merret me sport dhe pas disa vitesh si juriste, vendosi t’i përkushtohej mësimit të gjuhëve. Ajo ka punuar edhe si mësuese gjuhe në gjigantin portugez, Porto, raportojnë mediat argjentinase, shkruan Shqip.com.

Së fundmi Sara ka zbuluar përmes Instagramit se është duke punuar me Alvarez.

“Nga fitimi i Kampionatit Botëror te mësimi i një gjuhe të re – talenti i studentit tim nuk njeh kufi! Jam shumë krenare për studentin tim”, shrkoi Duke.

Mirëpo, sado që futbollistëve u pëlqen puna me Saran, partneret e tyre femra nuk e pëlqejnë aspak.

Gjegjësisht, ajo është dashur t’i mësojë disa lojtarë të tjerë të famshëm të Premierligës, por partnerët e tyre janë xhelozë dhe nuk e miratojnë këtë.

Related posts

Gjysmëfinalet e zjarrta në ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës

admin

Guardiola konfirmon veten deri në 2025-ën

admin

Kumbulla në Budapest me paterica për të parë finalen

admin

Leave a Comment