SHQIPËRI

“Çështja Babale”, në Apel seanca për Ervin Salianjin, deputeti kërkon përjashtimin e gjyqtares

Deputeti Ervin Saljani paraqiti kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri nga trupa gjyqësore e Apelit për gjyqin e çështjes Babale.

Me një vendim fajësie që i rëndon prej vitit 2019 dhe nuk ka marrë formë të prerë, Ervin Salianji nisi përballjen me Prokurorinë e Apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Dosja që tronditi politikën në atë kohë dhe që solli dorëheqjen e Fatmir Xhafës sipas prokurorisë nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar që përfshiu dëshmitarin X dhe një shok të tij të joshur për përfitim personal.

Por Albert Veliu, njohur ndryshe si Babalja u largua për azil politik, kurse bashkëpunëtori i tij Fredi Alizoti i vetmi që bëri burg sipas gjykatës së apelit u tërhoq nga apelimi mbasi e ka vuajtur dënimin.

Në këto kushte politikani Salianji pret të jetë dyfish i akuzuar jo vetëm nga prokuroria por edhe nga njeriu të cilin ai e akuzoi, Geron Xhafa për të cilin Gjykata e Apelit kërkoi të njoftohet për nisjen e procesit mbasi ka statusin e viktimës dhe të dëmtuarit.


Top Channel

Related posts

Rama- Clintonit: Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim në Amerikë

admin

Hapet xhamia e re në Tiranë, Veliaj: Kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë

admin

Ceremonia për 7 ‘yjet e mirënjohjes publike’, Rama paralajmëron futjen në agjendën e qeverisë “miratimin e basteve online”

admin

Leave a Comment