SPORT

Jupa para ndeshjes Kosovë – Bosnje Hercegovinë: Motivi është maksimal

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë.

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.

Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh.

“Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë. Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja”, tha ai për faqen zyrtare të FHK-së, shkruan Shqip.com.

Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe. Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa, njëri prej lojtarëve me përvojën më të madhe në Kombëtaren tonë.

Ndeshja Kosova – Bosnja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Banner

Related posts

Jo vetëm në Spanjë, Ferland Mendy nuk preferohet as nga klubet arabe

admin

Lionel Messi dhuron dy asiste, Inter Miami kalon në finale dhe kërkon trofeun e dytë në historinë e klubit

admin

Short me fat, skuadrat e Superligës shqiptare mësojnë rivalët në turin e parë kualifikues të Conference League

admin

Leave a Comment