AKTUALE

Tronditet Shkupi: Me breshëri kallashnikovi vriten dy persona të njohur

Një vrasje e dyfishtë me kallashnikov ka ndodhur sonte në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Sipas informacioneve jozyrtare, vrasja ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë pranë lokalit të kafesë “Shisha Bar”

Siç pohojnë dëshmitarët okularë, pranë kafenesë kanë mbetur të vrarë dy persona, të cilët sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht kanë qenë persona të njohur në botën e krimit.

Dëshmitarët okularë pohojnë se njëri prej tyre është personi me nofkën Zhila e tjetri Laci.

Nga MPB-ja për momentin vetëm konfirmojnë se ka pasur të shtëna në Çarshinë e Shkupit, por nuk ka më shumë detaje, gjegjësisht do të njoftohen së shpejti pasi policia të bëjë kontrollin fillestar të vendit.

Banner

Related posts

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj mer pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington: Të bashkuar, nga Uashingtoni e deri në çdo cep të globit që frymon shqip!

Gjyla Halili

AKI mban tubimin përmbyllës më 9 janar në Gostivar

Gjyla Halili

Leave a Comment