SHOWBIZ

Super jahti i miliarderit Jeff Bezos gati për lundrim

Jahti i ri i miliarderit Jeff Bezos është gati pas 5 vitesh procesi ndërtimi dhe pritet që të jetë mjeti lundrues më i gjatë në botë.

Shefi ekzekutiv i Amazon ka nisur ndërtimin e anijes, që mban emrin Koru, në vitin 2018 dhe për ta bërë realitet u shpenzua një shumë prej 500 milionë dollarësh.

Megjithatë, shifrat nuk janë problem për Bezos pasi ai është njeriu i tretë, më i pasur në planet, me një vlerë neto që vlerësohet të jetë prej 115.4 miliardë dollarësh. I njohur më parë si Y721 ose Projekti 721, jahti tani mban emrin Koru që do të thotë “fillime të reja” në Maori.

Thuhet se mega-jahti do t’i dorëzohet Bezos brenda dy muajve të ardhshëm. Anija është 127 metra e gjatë, me direkë të trefishtë që arrijnë 70 metra, duke e bërë jahtin me vela gati sa gjysma e madhësisë së Piramidës të Gizës.

Rikujtojmë, se Jeff Bezos ka zbuluar së fundmi se po planifikon për të dhuruar 124 miliardë gjatë viteve në vijim. Ai tha se paratë do të shkojnë për qëllimet që punojnë për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur njerëzit që veprojnë në ndihmë të kauzave humanitare.


Top Channel

Related posts

Georgina Rodriguez zbulon lajmin e trishtë: Pësova tre aborte para vdekjes së djalit

admin

Pallto e Elvis Presley shitet në ankand për një çmim marramendës

admin

Kompania izraelite që kushton 16 mijë euro, mund të jetë zgjidhja juaj nëse keni probleme me parking

admin

Leave a Comment