SPORT

Liverpooli “tallet” me Manchester Unitedin në derbi, fiton 7:0

Liverpooli ka fituar me rezultat 7:0 në derbin e madh anglez ndaj Manchester United.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Anfild Road” në Liverpool.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 43’, moment në të cilin Gakpo kaloi mbrojtjen e “Dajve të Kuq” dhe realizoi një perlë të vërtetë dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij.

Fraksioni i dytë rezultoi shumë i lehtë për “The Reds”, që gjetën goli e dytë në minutën e 47’ me Nunez.

Ndërsa vetëm tre minuta më pas Gakpo realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

Minuta e 66’ do të sillte protagonist Salah, me sulmuesin që bëri “poker” për ekipin e Klopp, ndërsa realizoi një super gol.

Megjithatë në minutën e 75’ Nunez e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe turpëroi keq skuadrën e “Djajve të Kuq”, duke realizuar golin e pestë.

Salah nuk u ndal me aq, por vijoi sulmin dhe në minutën e 83’ realizoi golin e gjashtë për ekipin e ‘The Reds”.

Në fund e gjitha u vulos nga Firmino që realizoi golin e shtatë për Liperpool në minutën e 8’.

Pas javës së 26-të të Premier League Liverpool ngjitet në vend të pestë me 42 pikë, teksa Manchester United nga ana tjetër qëndron në vend të tretë me 49 pikë.

Related posts

Robin Krasniqi fiton me nokaut teknik

admin

Dortmund me një dorë te titulli

admin

Liga e Evropës: Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla më i miri në fitoren e Romës ndaj Sociedatit

admin

Leave a Comment