SPORT

Max Verstappen fiton garën e parë të sezonit

Max Verstappen i Red Bullit e ka shënuar fitoren e parë të sezonit të ri në Formula 1.

Ai dominoi në garën e parë të kalendarit që u mbajt në Bahrejn, në Lindjen e Mesme.

Dy herë kampioni i Formula 1 udhëhoqi garën në Bahrejn thuajse nga fillimi, dhe e mbajti distancën me garuesit e tjerë.

Verstappeni llogaritet favorit për të triumfuar edhe sivjet, ndërsa është në ndjekje të titullit të tretë të botës rresht.

Sergio Perez përfundoi i dyti.

Edhe Perez është ngasës i skuderisë së Red Bullit.

Ndërkohë, Fernando Alonsi i Aston Martinit, përfundoi i treti në garë.

Lewis Hamiltoni dhe George Russell, ngasësit e Mercedesit, nuk zunë vend në podium.

Hamiltoni përfundoi i pesti, ndërsa Russell, në pozitën e shtatë.

Gara e ardhshme do të jetë në Arabinë Saudite, prej 17 deri më 19 mars.

Banner

Related posts

Hendboll: Sonte Kosova në Prishtinë e sfidon Bosnje Hercegovinën

admin

Shkëndija përforcohet me sulmuesin e njohur

admin

Real Madrid – Barcelona, përfundon pjesa e parë

admin

Leave a Comment