SHOWBIZ

Dasmë këtë verë?! Era Rusi rrëfen për dashurinë dhe planet për fëmijë

Banner

Këngëtarja Era Rusi, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi rrëfen se është e dashuruar, madje ka të plan të kurorëzojë dashurinë e saj.

Këngëtarja thotë se ende nuk ka marrë një propozim nga partneri, por nënkuptoi se e pret një moment të tillë.

“Për momentin nuk më ka ardhur ndonjë propozim. Kur të vijë, do ta mendoj”, u shpreh Era mes batutash.

“Janë disa gjëra që çdo njeri duhet t’i mendojë kur vetë ndihet gati. Unë nuk jam tipi i femrës që të shtyn për të bërë gjëra”, theksoi ajo më tej.

Pyetjen nëse ceremoninë do ta kemi këtë verë, artistja nuk e pohoi, por as e mohoi, duke treguar se së shpejti mund të kemi dasmë.

Ndërsa e pyetur nga moderatorja nëse mendon se ka ardhur momenti për një fëmijë, këngëtarja përgjigjet me humor “ka ardhur dhe ka kaluar”.

“Jam një vajzë që gjithmonë e kam menduar familjen të madhe. Po të ishte në dorën time, të kisha gjetur njeriun e jetës, ndoshta edhe më herët, do të kisha bërë një skuadër futbolli”.


Top Channel

Banner

Related posts

I dënuari me vdekje prej 24 vitesh i shpëton ekzekutimit për herë të shtatë (fotot)

admin

Kujdes nga Botoxi! Ankesat për procedurat kozmetike jo-kirurgjikale shënojnë rekord

admin

Sinan Vllasaliu në gjykatë, dyshohet se ka dëmtuar shtetin e Kosovës me mbi 24.000 euro

admin

Leave a Comment