SPORT

Xhaka tregon kush e bindi të mos largohej nga Arsenali në vitin 2019

Granit Xhaka ishte shumë pranë largimit nga Arsenali në vitin 2019, pasi marrëdhënia me tifozët preku fundit. Xhaka në një intervistë për BeIN Sport theksoi se ishte pikërisht trajneri Mikel Arteta që e bindi të qëndronte në Londër.

“Ishte një djalë që më mbajti, ai quhet Mikel Arteta. Gjithmonë do ta mbështes, nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë. Pa të, jam 100 për qind i sigurt se nuk do të isha më në klub. Ai e di këtë, kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe të sinqertë me të .Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në fushë, kurrë nuk do të jem kundër tij apo të them diçka kundër tij”, ka thënë Xhaka.

“Ai meriton respektin tim, por edhe respektin nga familja ime. Unë isha ikur. Nuk doja ta vishja më fanellën e Arsenalit. Jam shumë krenar për veten që e vesh sërish fanellën me shumë respekt dhe dashuri, shpresoj se mund ta mbyllim këtë sezon me një trofe të madh”, ka shtuar mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane.

Related posts

Klopp nuk i përgjigjet vetëm një gazetari, tregon edhe arsyen

admin

Mourinho i interesuar për PSG-në

admin

Zbulohen formacionet zyrtare të ndeshjes Inter – Porto

admin

Leave a Comment