SPORT

Sigal Prishtina fiton lehtë në Gjakovë

Banner

Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultat 51:86 (7:38, 15:13, 19:19, 10:16), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Prishtinasit e filluan furishëm ndeshjen, duke krijuar epërsi të lartë qysh në çerekun e parë dhe këtë epërsi e ruajtën deri në fund, për të regjistruar fitoren e radhës. Vendasit për dhjetë minuta shënuan shtatë pikë, ndërsa mysafirët 38 dhe kjo epërsi ishte e pakapshme për kuqezinjtë. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar dhe Prishtina triumfon 51:86.

Rrezart Memedi dhe Nate Grimes shënuan nga 17 pikë për kryeqytetasit.

Kuqezinjtë kanë tetë fitore e 16 humbje, ndërsa bardhekaltrit 18 fitore e gjashtë humbje.

Banner

Related posts

Atletico e ndal Realin me 10 lojtarë

admin

Kuka shtron pyetje interesante për drejtues federatash e njerëz të sportit në Kosovë

admin

FSHF nuk ja beson gjyqtarëve të FIFA-s

admin

Leave a Comment