SPORT

Nga 0:2 në 3:2, spektakli i takon Arsenalit

Arsenali ka shënuar fitore 3:2 ndaj Bournemouth në një ndeshje spektakolare, duke marrë parasysh që mysafirët patën epërsi prej 2:0, pastaj rezultati u barazua në 2:2, ndërsa vendësit golin e fitores e shënuan në minutën e 88-të.

Ndeshja nisi shumë keq për Arsenalin, pasi pranoi gol që në sekondën e nëntë, me Philip Billing që shënoi për 0:1.

Me epërsinë prej një goli të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim pas pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, pritej që Arsenali të barazonte, por ndodhi e kundërta, me Bournemouthin që shënoi. Mbrojtësi Marcos Senesi shënoi me kokë për 2-0 në minutën e 56-të.

Por Arsenali shpejt u kthye në lojë, kur Thomas Partey shënoi nga brenda zonës për 2:1.

“Topçinjtë” vazhduan me sulme dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 70-të me Ben White për 2:2.

Arsenali kërkoi penallti dy herë për prekje të topit në zonë me dorë, por gjyqtari dhe VAR-i heshtën në të dyja rastet.

Kur pritej që të mbyllej ndeshja, në minutën e tetë të kohës shtesë Reiss Nelson shënoi super gol për 3:2.

Pas kësaj fitoreje Arsenali mbetet lider me 63 pikë, pesë më shumë se Manchester City që është i dyti.

The post Nga 0:2 në 3:2, spektakli i takon Arsenalit appeared first on SHQIP.com.

Related posts

Kush do ta drejtojë Manchester Cityn në mungesë të Pep Guardiolës?

admin

Rashica do të bëhet me ekip të ri këtë javë

admin

Sigal Prishtina fiton lehtë në Gjakovë

admin

Leave a Comment