SHQIPËRI

Si do të marrë pjesë në zgjedhje? Ja çfarë u diskutua në mbledhjen e kryesisë së PD-së

Shumica e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike mendojnë se mënyra më e mirë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit është koalicioni.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në mbledhjen që u mbajt këtë të shtunë, një pakicë e anëtarëve të Kryesisë shohin si mundësi pjesëmarrjen në zgjedhje si kandidatë të pavarur.

Megjithatë, diskutimet do te vijojnë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar këtë pasdite, në orën 18.00. Sali Berisha pritet të konsultohet me të gjitha forumet para vendimmarrjes finale.

Sali Berisha ka vendosur të mos e pranojë vendimin e Apelit, që e nxjerr jashtë selisë së Partisë Demokratike, vendim që e ktheu në pikën zero konfliktin për drejtimin e Partisë Demokratike, duke sjellë një pasojë të dyfishtë për Berishën në  zgjedhjet vendore. Përveç se nuk ka vulën e PD-së që të regjistrojë kandidatët e dalë nga primarët, ai duhet të ndajë votat me Ilir Metën, nëse zgjedh që të bashkohet në një koalcion.


Top Channel

Banner

Related posts

Begaj vizitë në Kosovë! Kreu i shtetit takim ‘kokë më kokë’ me Vjosa Osmanin, zbardhet agjenda

Gjyla Halili

Pasi e pa përkrahë Ramës – Boiken Abazi merret pak edhe me Luiz Ejllin

admin

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

admin

Leave a Comment