Sekretari i shoqatës Jehona e Malësisë,Agron Dedivanaj,nëpëmjet në postimi në Facebook ka shkruar për shpirtin e Malësisë,për Diasporën.
“Diaspora është energjia e pashtershme e atdheut, shpirti i Malësisë. Ardhja e diasporës, ngjall shpresën dhe perspektivën, ashtu është edhe në këtë fillim marsi. Diaspora ka ardhur në atdhe, për të rikonfirmuar praninë e vet reale, se jeton e bashkëjeton me vendlindjen, me hallet, shpresën, mundësinë që ofron atdheu, me udhëheqësit e vet, me zgjedhjet demokratike”-theksoi Dedivanaj
Diaspora është energjia e pashtershme e atdheut, shpirti i Malësisë. Ardhja e diasporës, ngjall shpresën dhe perspektivën, ashtu është edhe në këtë fillim marsi. Diaspora ka ardhur në atdhe, për të rikonfirmuar praninë e vet reale, se jeton e bashkëjeton me vendlindjen, me hallet, shpresën, mundësinë që ofron atdheu, me udhëheqësit e vet, me zgjedhjet demokratike.
Diaspora nga Amerika është më e madhja nga Tuzi e Malësia, ardhja, shënon ngjarjen e madhe, shënon mundësinë e re për Malësinë, për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse, fuqia e votës së diasporës nga Amerika, është vet domethënia e procesit demokratik, është afshi i atdheut që vlon në zemrën e çdo malësori.
Kur flitet për interesin nacional, malësorët nuk pyesin as për distancën, as për shpenzimet, sepse, çdo votë e sjell fitoren. Kjo fitore e 5 Marsit, do të jetë fitore e punës së shkëlqyer të Nik Gjeloshajt, do të jetë votë për vazhdim të qeverisjes së mirë me transparencë e llogaridhënie.
Diaspora nga Amerika vije që flamuri kombëtar të valojë në institucionet ku jetojnë malësorët, për përdorimin e gjuhës shqipe, në komunën me mbi 70% shqiptarë, në komunën me perspektivë për rininë, për arsimin, shëndetësinë e bujqësinë e komunës së Tuzit.
Diaspora nga Amerika, vije në zgjedhje, duke sjell aromën e fitores për “Forumin Shqiptar”, për bashkimin e shqiptarëve në një forcë të pandashme, për fuqizimin e uraganit të fitores, përgjithmonë në Tuzin e Dedë Gjo Lulit, kësaj zone të njohur që i dha shumë kombit, kësaj Malësie që i doli zot vetes e atdheut.
Diaspora e Amerikës, bart vulën e fitores, bart mallin e vëllait për vëllain, për ngrohtësinë e vatrave malësore, për fitoren e numrit 5, fitoren e Nik Gjeloshaj, fitoren e shqiptarëve të bashkuar, me “Forumin Shqiptar”, sot e gjithmonë, sepse të bashkuar, me besë, fitorja është e sigurt, si çdo herë.