SHQIPËRI

Rithemelimi në dorën e Metës/ Kandidatët në emër të Partisë së Lirisë, por jo listat e këshilltarëve

Sali Berisha ka vendosur të mos e pranojë vendimin e Apelit, që e nxjerr jashtë selisë së Partisë Demokratike.

Edhe pse i ka humbur shpresat te drejtësia shqiptare paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë si e vetmja rrugë për të atakuar vendimin në gjykatën e Strasburgut.

Rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen, kërkon që të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit. Ky është rregulli. Në këtë rast, natyrisht Sadushi që është edhi në vetvete ekzemplar i korrupsionit, do firmosë të njëjtin vendim, por ne do kërkojmë përjashtimin e tij nga gjykimi”, tha Berisha.

Beson të drejtësia ndërkombëtare por jo tek përfaqësuesit e saj në Tiranë të cilët i bën palë me Edi Ramën për një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës.

Edi Rama mendon se pasi dështon me bravën, do ta ngjallë Bashën me vulën. Në procesin gjyqësor të shpalljes palë të atij që nuk është palë, një rol jashtëzakonisht të dorës së parë ka luajtur Yuri Kim, e cila ka ndërhyrë në mënyrë më brutale te gjykatësja me Erion Veliaj”, u shpreh ish-kryeministri.

Vendimi i gjykatës së Apelit e ktheu ne pikën zero konfliktin për drejtimin e Partisë Demokratike, duke sjellë një pasojë të dyfishtë për Berishën në  zgjedhjet vendore. Përveç se nuk ka vulën e PD-së që të regjistrojë kandidatët e dalë nga primarët, ai duhet të ndajë votat me Ilir Metën, nëse zgjedh që të bashkohet në një kolacion.

Marrëveshje e dy aleatëve të vjetër pritet të kthehet në një marrëdhënie klering. Kandidatët e dalë nga primarët e Berishës do të duhet te kandidojnë nën logon një koalicioni, siç ishte Shtëpia e Lirisë më 6 marsin e 2022, por një situatë krejt tjetër është për këshillat bashkiak.

Nëse disa parti futën në koalicon, atëherë ata duhet të depozitojnë një listë të vetme kandidatësh për këshillat bashkiak. Përpara ambicies së Metës, ku nga njëra anë do i japë vulën, Berishës për kandidatët për kryebashkiak, demokratët duhet te  kthejnë nderin dhe ti japin votën politike për vendoret e 14 majit partisë së lirisë në këmbim.

Por ky është vetëm njëri nga skenarët, pasi Sali Berisha ka të drejtë ti regjistrojë kandidatët edhe si të pavarur duke marrë përsipër rrezikun që elektorat demokrat të identifikojë më shpejt kandidatët e Alibeajt, të cilët përkrah do kenë edhe logon zyrtare të PD.

Teksa Berisha ka disa skenar B për tu regjistruar ne zgjidhje, por nuk ka ende një vendimmarrje, afatet për regjistrimin në KQZ po ngushtohen edhe për grupin Alibeaj, i cili ka një paradoks sa politik dhe juridik, pasi  logon dhe vulën e partisë vijon të mbajë me vendim gjykata kryetari i dorëhequr. Në kushtet kur zihen dy vetë, më i fituari del një i tretë, në këtë rast Partia Socialiste, e cila pritet të ketë përballë një kundërshtar të përçarë. Socialistet nuk pritet afatin e fundit por depozituar sot kërkesën për regjistrim duke e çuar në 34 numrin e partive garuese për zgjedhjet e pranverës.

 


Top Channel

Related posts

Sulmi kriminal në Top Channel, Tabaku: E tronditur nga agresioni ndaj medias, mos mbyllni sytë dhe veshët para tragjedisë

admin

Fshehën 17 vjeçaren në bagazhin e mjetit, arrestohen dy të rinj nga Kosova në Morinë

admin

“Transportonin drogë nga Kosova, e shisnin në plazhet e Shqipërisë”, arrestohen kosovarët në Shqipëri

admin

Leave a Comment