AKTUALE

Marin Mema: 5 Marsi shqip, për numrin 5 dhe vazhdimësinë!

Gazetari dhe hulumtuesi i shquar Marin Mema, ka ftuar qytetarët e komunës së Tuzit që të dielën të votojnë shqip, për numrin 5 dhe vazhdimësinë e qeverisjes së mirë të Nik Gjeloshajt.

Në 5 mars, vota duhet të jetë shqip, vetëm shqip për vazhdimëshqi! Bashkë jemi
më të fortë, ka shkruar Mema.

Deklarata e plotë e Marin Memës:

Të dielën e 5 marsit në Malësi (Mal i zi) vota duhet të jetë shqip ! Vota duhet të jetë për vazhdimësinë e shqiptarëve në drejtim të Komunës së Tuzit ! Vota duhet të jetë për të qenë të bashkuar ! Është luftuar fort për të patur një komune më vete në Tuz dhe sot është koha ta mbajmë. Të lëmë ndarjet e përçarjet mes nesh e të tregojmë se ka gjëra më të rëndësishme që lidhen me qytetarët, me Malësinë, me domosdoshmërinë që ajo të qëndrojë ashtu siç e ka dhënë historia 🇦🇱 ! Përçarja na ka ndërshkuar gjithmonë, mos të lejojmë sërisht ! Duhet bashkim, bashkim jo për interesa të dikujt apo dikujt tjetër, por të shqiptarëve të Malësisë ! Komunat e drejtuara nga shqiptarët duhet ruajtur e forcuar, e jo luftuar e ndarë ! Ndaj në 5 mars vota duhet të jetë shqip, vetëm shqip për vazhdimësinë ! Bashkë jemi
më të fortë !

Related posts

Ikja e të rinjve zbeh Shën Valentinin, lule po dhurojnë emigrantët; Bien prenotimet në restorante

admin

Mickoski: S’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Gjyla Halili

Ali Ahmeti takoi ish ambasadorin amerikan Riker, të palëkundur në rrugën Euro-Amerikane

Gjyla Halili

Leave a Comment