SPORT

Kosova barazon me Holandën, i ikën nga dora kualifikimi

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar 3:3 në përballje me Holandën, në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2024 në futsall.

Dardanëve u duhej fitorja me dy gola epërsi në këtë takim për të shpresuar për kualifikim në “Elite Round” dhe djelmoshat e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani ishin shumë afër këtij qëllimi, pasi deri në minutën e fundit të ndeshjes ishin në epërsi 3:1.

Megjithatë, këmbëngulja e madhe e “Tulipanëve” dhe loja e tyre me pesë lojtarë në minutat e fundit bëri kthesë në rezultat, duke barazuar shifrat dhe duke mos lejuar festën e Kosovës.

Dardanët kaluan në epërsi në minutën e 9-të, me golin e Mërgim Dervishajt. I njëjti e dyfishoi epërsinë në minutën e 29-të. Mysafirët e ngushtuan diferencën në minutën e 31-të, por vetëm dy minuta më vonë Kosova riktheu epërsinë e dëshiruar me një skemë të shkëlqyeshme, të cilën e finalizoi Ramadan Alaj.

Mirëpo, pikërisht atëherë kur duhej të ishin më të përqendruar lojtarët tanë nga lodhja dhe trysnia e kundërshtarit bën një gabim në mbrojtje, të cilën e shfrytëzuan “Tulipanët” për të ngushtuar shifrat në 3:2 me golin e Lahcen Bouyouzan dhe vetëm pak sekonda më pas edhe të barazojnë për rezultatin përfundimtar 3:3, me golin e Iliass Bouz.

Ky rezultat ia mundësoi Holandës ta sigurojë vendin e dytë në Grupin 11, derisa Kosova mbeti e treta me 1 pikë.

Related posts

Frattesi firmos me Interin – Kreu

admin

Penza dhe Trepça me fitoret e radhës

admin

Tottenham – Milan, mbyllet pa gola pjesa e parë

admin

Leave a Comment