SHQIPËRI

“Rama kërkon të marrë dhe vulën e PD-së”/ Meta: Do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje

Kryetari i Partisë së Lirisë, që edhe sot iu bashkua Sali Berishës në protestë , u shpreh i vendosur për të vazhduar protestat “deri në largimin e Edi Rama nga drejtimi i qeverisë”.

“Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetarë që keni sfiduar dhe shiun dhe motin, por mbi të gjitha regjimin më të urryer në kontinent sa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në kontinent, regjimin që është lider dhe vetëm për shpopullimin e vendit, që ia ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos, sa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor dhe për mundësitë që duhet t’u ofrohet të rinjve. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me zgjedhje dhe protesta”, tha Meta në nisje të fjalës së tij para protestuesve.

Sipas Metës, kryeministri Rama tani po kërkon të vjedhë edhe vulën e Partisë Demokratike.

“Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër… Shikoni çfarë ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale”.

Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, protesta e zgjedhje dhe në 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçin, duke manifestuar fitoren e kandidatin Këlliçi për bashkinë e Tiranës.


Top Channel

Related posts

Debati për çështjen McGonigal, Berisha-Ramës: Je nën hetim, ke kryer krim

admin

Të huajt shumë të interesuar për plazhet shqiptare

admin

Çmimet më të ulta për pushimet verore janë në këto dy shtete afër Kosovës

admin

Leave a Comment