Kryerabini i Jeruzalem ka bërë me faj së fundmi komunitetin e njohur si LGBTQI+, për tërmetet shkatërrimtare me magnitudë 7.8 e 7.6 që goditën Turqinë e Sirinë muajin e kaluar.
E përditshmja The Jerusalem Post shkruante se rabini ‘sefardik’ i Izraelit, Shlomo Amar ka dënuar komunitetin homoseksual në meshën e tij të fundit.
Ai lexoi një pjesë nga libri i Talmud për të mbështetur pretendimet e tij të çuditshme, ku i atribuonte politikave të nxitjes së të drejtave LGBTQI+ në Lindjen e Mesme, si shkak për tërmetet që vranë mijëra njerëz.
Gjithsesi ai nuk merrte përsipër përgjegjësi për pretendimet dhe vendoste theksin te fjala e Zotit.
“Nuk jam unë që interpretoj, është gjuha e Gemara,” tha ai, duke cituar nga shkrimi i librit të fesë hebreje Talmudi.
“Zoti thotë se ju po trondisni njerëzit me diçka që nuk është e juaja”.
Prezantuesi vendas i lajmeve Ori Qual menjëherë dënoi pohimet e rabinit gjatë një komenti në rrjetin vendas Channel 13 duke thënë:
“Unë jam ‘gay’, Rabin Amar, dhe dikush nga ky stacion është dërguar në Turqi për të raportuar mbi tërmetet. Shumë mirë që e dhe opinionin tënd, sipas të cilit komuniteti që unë i përkas, jemi përgjegjës për tërmetet dhe vdekjet”, tha ai.
“Ndoshta në të njëjtën kohë mund të fajësoni komunitetin LGBTQ+ edhe për kostot e jetesës dhe inflacionin?”
Ai shtonte më tej se pas komenteve, liderë fetarë si Rabbi Amar nuk duhet të marrin rrogë nga taksapaguesit.
Por ky nuk është komenti i vetëm i kontestuar i Rabbi Amar në vitet e fundit.
Në 2021, rabini dënoi paradën e homoskesualëve në Jeruzalem duke e krahasuar më një marshin ‘kafshësh të egra’, shkruan rrjeti The Times of Isarel.
Ndërsa në 2016, lideri fetar përshkruante homoseksualitetin si një ‘kult mallkimi’ teksa shtonte se hebrejtë LGBTQI+ duhet të dënoheshin me vdekje, shkruan rrjeti BBC News.
Ai shtonte më tej se kjo dukuri është për ta ‘vetëm një epsh për t’u tejkaluar’ edhe pse komentet e tij u pritën me replika të ashpra.
Tre grupe fetare të komuniteteve hebreje LGBT+, Bat-Kol, Havruta dhe Gay Religious Community dhanë një deklaratë të përbashkët për çështjen: “Rabbi Amar, me deklaratën tënde ti nxit familjet tona të vjellin ndaj nesh, të na nxjerrin jashtë shtëpive dhe komuniteteve”.
Liga kundër Diskriminimit gjithashtu dënonte komentet e rabinit duke thënë: “Komentet e urrejtjes së Rabinit Amar për komunitetin #LGBTQ janë anti-etike ndaj vlerave hebreje të tolerancës dhe pranimit. Liderët fetarë duhet të angazhohen me të gjithë komunitetin”.
Top Channel