SPORT

Ndeshje e “çmendur” në Holandë, shënohen 13 gola

Një rezultat i çmendur u regjistrua në ligën e dytë holandeze, ku kryesuesit e Zwolle, mposhtën me rezultatin 13:0 skuadrën e Den Bosch, në ndeshjen e vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit.

Në pjesën e parë u shënuan shtatë gola, ndërsa në të  dytën edhe 6 të tjerë. Një rezultat i papranueshëm ky që i ka habitur të gjithë, teksa Den Bosch mban vendin e 18-të në renditje dhe në total në 27 javë ka pësuar 65 gola dhe ka shënuar 37.

Kjo ndeshje u fut edhe në historinë e futbollit holandez, duke barazuar fitoren më të thellë të regjistruar ndonjëherë në një ndeshje të ligës holandeze, të vendosur nga Ajaxi, i cili mundi me të njëjtin rezultat 13-0 Venlon në duelin e zhvilluar në vitin 2020.

Banner

Related posts

Di Biagio: Është një futboll ndryshe nga ai që jam mësuar

admin

Arta Mustafa dhe Jeta Zeka në FIBA European

admin

Çmenduri arabe, oferta për Salah është e padëgjuar, kalon edhe CR7. Dorëzohet Liverpool, “peshkon” në Serie A pasuesin e egjiptianit

admin

Leave a Comment