‘Ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare’- e quajti Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në Gjykatë, vendimin sotëm të Apelit për “vulën” e PD.
Bylykbashi tha se ky vendim vrau pluralizmin poliitk dhe është marrë nën presion të Edi Ramës, i cili ka si qëllim përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet e 14 majit.
Oerd Bylykbashi: Ky vendim i sotëm është marrë nën presionin e Edi Ramës që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ishte edhe sot në sallë. Është për përjashtimin e opozitës në zgjedhje. Ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur jurisprudencën, duke pranuar ankimin e një palë që nuk përben as minorancë por i ka shërbyer vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë. Ka treguar vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën, sot Gjykata zhbëri 11 dhjetorin, gjithë përpjekjen 1-vjeçare. Me këtë vendim sot, që shënon një ditë të zezë për drejtësinë dhe politikë shqiptare. Me vendim gjykata sot vrau pluralizmin.
Si do të regjistroheni në zgjedhje dhe a do ta zbatojë vendimin Berisha?
Bylykbashi: Çdo hap tjetër do të merret nga instancat e zgjedhura të PD, jo ato që ka zgjedhur kryeministri Rama. Do të marrim vendime organet e PD. Vendimet e PD do t’i marrin organet e saj, ky ishte vendim që ka shënuar një ditë të zezë. Gjykata provoi që ka rënë përfundimisht dhe totalisht nën thundrën e Edi Ramën.
Top Channel