Shkruan: Gjon Kole Gjokaj
Katër vite më parë, shqiptarët fituan zgjedhjet e para demokratike në mars 2019. Falë presionit të Bashkimit Europian dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara te Amerikës, ndaj Podgoricës, shqiptarët e Malësisë fituan të drejtën e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht komunën e tyre me qënder në Tuz, që ishte edhe fitorja më e madhe e katër bajraqëve të mbetura të Malësisë së Madhe nën Malin e Zi, që nga koha e qeverisjes së Mustafa Merlika Krujës në vitin 1943, kur Malësia dhe të gjitha trojet shqiptare u përfshinë në një hartë të vetme shqiptare të e ashtuquajtur Shqipëri Etnike.
Qeveria aktuale e Komunës së Tuzit, e kryesuar nga z.Nikë Gjeloshaj, gjatë mandatit të saj katërvjeçar ka demonstruar aftësi, njohuri dhe kapacitete drejtuese përkundër kritikave të mundshme. Ata e morën qeverisjen nga hiçi për ta kthyer në një qeverisje në shërbim të malësorëve dhe nevojave të tyre të kahmotëshme të injoruara dhe të lëna në harresë nga pushtetet paraprake që kurrë nuk ishin vullnet i malësorëve. Këto katër vitet që po i lëmë pas, janë storie suksesi të një qeverisje vendore plotësisht funksionale, që i ka tejkaluar edhe pritshmëritëe optimistëve, dhe i ka stepur e lën gojë hapur pesimistët, sepse askush nuk e priste një sukses të tillë në një hark kaq të shkurtër kohor e jo pak sfidues në shumë sfera të jetës në Malësi.
Pse duhet votuar Forumi Shqiptarë ?
Malësia, si asnjë krahinë tjetër shqiptare, është përballur me sfida të tmerrshme nga armiqtë tanë të ndryshëm ndër shekuj, por falë trimërisë dhe dashurisë së madhe për komb dhe flamurin shqiptar kuq e zi, ata nuk u dorëzuan kurrë, ndaj falë tyre sot mburremi se jemi shqiptarë autokton në tokën tonë.Sot Malësia është në rrezik sepse një grup i absorbuar shqiptar po bëhet mbështetës i faktorit sllavo-boshnjak, i cili po humbë pjesën më të madhe të karakteristikave dhe traditave shqiptare, gjë që shkakton pakënaqësi dhe përplasje me faktorin shqiptar, këtë herë me Forumin Shqiptar. Disa dekada më parë këto grupe të vogla nuk ishin faktor në Malësi, por tashmë koncepti kryesor për ta është Podgorica, që çon në asimilimin e tyre të shpejtë, që thellon zbehjen e elementit të identitetit dhe mentalitetit shqiptar në Malësi.Parcializimi i votimit në Malësi ndikon ndjeshëm në fragmentimin e vazhdueshëm të demografisë shqiptare, e cila do të bëhet pengesë për zhvillimin e arsimit dhe kulturës kombëtare në këtë krahinë të shtypur shqiptare.Kjo agjendë cinike e demaskuar, është hartuar me kujdes nga qeveria malazeze, e cila përdor të gjitha forcat dhe intrigat e saj për të shkombëtarizuar këtë pjesë të brumit shqiptar në mënyrë që malësorët të humbasin fuqinë në shtëpinë e tyre.E di që disa individë në Malësi, që janë punonjës të ndërmarrjeve të ndryshme malazeze apo nëpunës shtetëror malazez, mendojnë se ushqehen me bukën e tyre, jo me djersën e vet, por nuk kanë arsye të mendojnë se votën ia kanë borgj partive malazeze… Votën ia kanë borgj vetëm vendit të tyre, MALËSISË, përndryshe do të hanë bukën e turpit nëse nuk mbështesin faktorin shqiptar, përkatësisht Forumin Shqiptar të bashkuar në një trup të vetëm që quhet Malësi.
Vëllezër malësorë!
Si një shqiptar i mërguar, i dëbuar apo i detyruar të largohet nga vendlindja e tij, si shumë të rinj shqiptarë dekada më parë, ju lutem, si pjesë e atij trungu të lashtë, të mos i besoni elementit të huaj sllav që nuk ka sjellë asgjë të mirë gjatë gjithë ekzistencës sonë, Malësisë as trojeve shqiptare tjetër veç brutalitetit dhe gjakderdhjes. Mos i besoni propagandës dhe agjentëve të tyre, kthehuni në racën dhe gjuhën tuaj, në kulturën dhe historinë e lavdishme të të parëve tuaj që derdhën djersë dhe gjak për këtë tokë të shenjtë.Një shembull më i mirë për ju është diaspora e Malësisë, e cila po i vjen në ndihmë Malësisë nga Amerika si valët e detit, duke iu përgjigjur kushtrimit njëlloj si gjyshërit e tyre që rrokën armët një shekull më parë për tu cliruar nga okupatori i tyre.
Votoni me 5
Mars Forumin Shqiptarë.
Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Votoni SHQIP
Votoni NUMRIN 5