SHOWBIZ

Vjen në protestë me kalë nga Laçi, Shan Lugja prezanton Zogën dhe tregon arsyen e veçantë

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tregon se udhëton për gjashtë orë më kalin, që e quan Zoga.

“Kam zgjedhur kalin, sepse kali është simbol. E ka pasur heroi ynë Skënderbeu, e ka pasur Isa Boletini. Nisem në katër të mëngjesit dhe mbërrij në Tiranë në dhjetë”.

Shani thotë se Kurbini ku ai jeton, është shumë i varfër dhe banorët përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Ndaj ai proteston, ndërsa në tubim shkon bashkë me kalin, të cilin ia ka lyer flokët ngjyrë blu, si ngjyra e PD-së.

Në intervistën me gazetaren e “Shqipëria live”, Shani ka një thirrje për disa personazhe të ekranit.

“I bëj thirrje Arbana Osmanit, kam dëshirë për në Big Brother… i bëj thirrje Luziit të vijë në PD, Duma të më marrë në emision se më pëlqen politika”.


Top Channel

Banner

Related posts

Oscars: Aktroja pohon se Hollywood është i ndikuar thellë nga racizmi

admin

U nominua nga Dea Mishel, del nga shtëpia e BBV Efi Dhedhes

admin

Milioneri i Porsche kërkon divorcin nga gruaja 74 vjeçare pas diagnozës së demencës (fotot)

admin

Leave a Comment