Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi zyrtarisht është paditur për veprën penale të dhunimit. Lajmi është konfirmuar nga zyra e prokurorit të Nanterre.
Padia është bërë nga një gjyqtar hetues dhe u vendos më pas nën mbikqyrjen gjyqësore.
Një grua, gjithashtu 24 vjeçe, e akuzon atë se e kishte përdhunuar të shtunën e kaluar në shtëpinë e tij në Boulogne-Billancourt, në periferinë perëndimore të Parisit.
Ata ishin takuar në janar në rrjetin social Instagram dhe ajo kishte shkuar në shtëpinë e lojtarit të shtunën në mbrëmje me makinë, me shofer të porositur nga Hakimi.
Ajo raporton se Hakimi, 24 vjeç, e puthi dhe e preku pa pëlqimin e saj para se ta përdhunonte. Ajo ka deklaruar se e hoqi qafe atë duke e shkelmuar.