SHOWBIZ

I mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe ishte fshehur nga nazistët, piktura shitet për çmimin marramendës

Banner

Një pikturë e realizuar nga Edvard Munch-i, që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, e fshehur në një hambar nga nazistët, së bashku me një version të “The Scream”, është shitur për 20 milionë dollarë.

Piktura “Dance on the Beach”, gati 4 metra, i përkiste norvegjezit Thomas Olsen, i cili e kishte vendosur atë në anijen që lundronte nga Oslo në Newcastle.

Pasi Gjermania pushtoi atdheun e tij në vitin 1940, Olsen e zbriti pikturën dhe e fshehu në një hambar në një pyll norvegjez, në mënyrë që nazistët të mos e gjenin. Olsen, i cili ishte një mik i Edvard Munch, fshehu edhe një version të pikturës së famshme “The Scream” atje.

Piktura “The Scream” u shit në vitin 2012 për një rekord prej 98 milionë paund. “Dance on the Beach” ishte ekspozuar vetëm dy herë që nga lufta dhe tani familja Olsen e shiti atë në ankandin e Londrës për 20 milionë dollarë.


Top Channel

Banner

Related posts

Zjarri që digjet për 4000 vjet dhe nuk është shuar kurrë

admin

Me fustan të të njëjtit dizajn si Claudia Schiffer, Dua Lipa shkëlqeu në “Met Gala” me gjerdanin 100 karatësh

admin

Rëndësi e ngrënjës së mëngjesit në procesin e rënies në peshë

admin

Leave a Comment