SHOWBIZ

Vidhet arkivoli i legjendës së filmit nga grabitësit që kërkonin para për ta kthyer (fotot)

Legjenda amerikane e komedisë Charlie Chaplin, është tashmë i mbyllur ne një betoni betoni pasi dy grabitës me herët kanë marrë arkivolin me kockat e tij dhe kanë kërkuar para për kthimin, çka quhej “kerkese qesharake” nga e veja e aktorit me famë botërore.

Por vjedhja e varrit të Charlie Chaplin, komediani që solli filma legjendarë në ekranin e filmit pa zë, rezultoi e pasuksesshme për dyshen e grabitësve.

Dyshja Roman Wardas e Gantscho Ganev kishin marrë nga varreza e Corsier-sur-Vevey, Zvicër, mbetjet e trupit të komikut të famshëm duke shpresuar se mund të përfitonin para me shantazh.

Trupi i Chaplin, i cili ka vdekur natën e Krishtlindejve 1977 në moshën 88 vjeçare, u vodh nga varri, ndersa familjes iu dërgua një kërkesë shpërblese prej $600 000 dollarë për kthimin.

Por policia që monitoronte kioskat e telefonave pranë liqenit të Gjenevës nisi një hetim të gjerë pas njoftimit të të vesë së Chaplin, Oona.

Pas tre javë hetimesh autoritetet kapën dy të dyshuar që rrjedhimisht u akuzuan për vjedhjen e trupit të legjendës së Hollywood.

Wardas, nga Polonia dhe Ganev, nga Bullgaria, i treguan më pas policisë ku mbanin trupin, të cilin e kishin varrosur në një fushë misri 2km larg ish-shtëpisë së Chaplin.

Të dy burrat u akuzuan për grabitje me qëllim zhvatjen, teksa pranuan aktin e rëndë si një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre financiare, shkruante rrjeti History.

Wardas besohet se kishte organizuar vjedhjen e mbetjeve trupore të aktorit të filmit “Diktatori i Madh”, dhe u dënua me katër vjet burgim.

Ganev mori dënim të pezulluar 18 prej përgjegjësisë më të vogël në vjedhjen e varrit.

Ngjarja ka shtyrë famijen e Chaplin të vendosin tashme  trupin e legjendës në një varr betoni.