SPORT

Rrahmani së shpejti me kontratë të re – detajet

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re me Napolin.

Sipas gazetarit sportiv italian Nicolo Schira, marrëveshja në mes të palëve është arritur dhe mbrojtësi dardan do ta hedhë të zezën mbi të bardhë në ditët në vazhdim.

29 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, deri më 2027, pasi kontrata aktuale do të skadojë në vitin 2024. Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do t’i marrë 2,5 milionë euro neto në vit.

Në këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës i ka zhvilluar 17 ndeshje në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 4 në Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar një gol.

Për një kohë, Rrahmani ishte i lënduar dhe i ka humbur disa ndeshje, ndërsa tash është rikthyer në një lider të Spallettit, i cili i ka meritat më të mëdha për ngritjen dhe zhvillimin e Amir Rrahmanit.

Banner

Related posts

Barcelona vazhdon me fitore mposht Cadiz

admin

Prishtina reagon pas asaj që i ndodhi në Klinë

admin

Kalaj: Realizova ëndrrën e babait

admin

Leave a Comment