SHQIPËRI

Debati në Kuvend/ Spiropali ironizon opozitën: Saliu dhe Iliri janë në të njëjtën varkë,

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien e Parlamentit ka ironizuar ish kryeministrin Berisha dhe ish kreun e shtetit, ilir Meta gjat seancës maratonë në kuvend me mocion debati çështjen “McGonigal”.

“Saliu dhe Iliri janë në të njëjtën varkë, lundrojnë në rrugët e Tiranës. Njëherë lundrojnë njëherë parkojnë, pastaj kërcënojnë se do bëjnë çdo gjë në çdo cep të Shqipërisë. Si shpresë për t’u kthyer ata vetë, në kërkim të një kalendari… këtë erë duan të bëjnë sikur besojnë se u ka rënë lotaria amerikane. Jo shkaku, por justifikimi, jo thelbi por arsyeja që i kanë larë duart me shqiptarët. Se nuk i votojnë, tani mbështetet në argumentin që kanë korruptuar Amerikën. Ata shohin të njëjtin portret që i kanë pikturuar shqiptarëve. Vetëm një fantazi e shfrenuar, lidh lapsat me ngjyrat në Ramës, japrakët e foltores me milionat e korruptuarve. Vetëm dëshpërimi i tyre sjell fantazinë se do bëhen të dobishëm aty ku i kanë mbyllur derën si të korruptuar dhe minues të demokracisë. Të gënjesh dynjanë është mëkat por të gënjesh veten është marrëzi. Ka dy dosje hetimore që kanë shkuar në Gjykatë dhe në asnjërën prej tyre nuk ka asnjë akuzë që flitet për kryeministrin. Këto dosje janë çështje të Amerikës dhe s’ka mbetur t’ja qani hallin ju. Janë takime konfidenciale. Ndërkohë që kryeministri në emër të Shqipërisë është aktor në marrëdhënie ndërkombëtare është non grata në dy anët e atlantikut e me gjasë edhe në ndonjë vend tjetër, të fala Lulit Sali, kujdes rublat”, tha Spiropali.

 

 


Top Channel

Related posts

Dalin pamjet e autorit pak momente pas vrasjes në Kavajë

admin

Zgjedhjet në syrin e “Big Brother”/ Ambasadorja Yuri Kim, takime në PS dhe me PD ku kryetar është Alibeaj

admin

Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit

admin

Leave a Comment