SPORT

Java e 23-të me ndeshje vështirë të parashikueshme

Kampionati i Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e javës së 23-të, tri prej të cilave zhvillohen të shtunën, ndërsa dy të tjera të dielën.

Padyshim që në të gjitha ndeshjet pritet rivalitet i madh, duke marrë parasysh edhe pozitat e skuadrave rivale në tabelë.

Të shtunën, Drita është mikpritëse e Llapit, ku dy skuadrat në këtë sfidë vijnë pas humbjeve dhe kërkojnë këndelljen.

Dukagjini – Gjilani, po ashtu pritet me interesim të madh, pasi dy skuadrat synojnë daljen në Evropë.

Në Skenderaj, Drenica takohet me Ferizajn ku pikët janë jetike për të dyja palët, me shpresë për t’i ikur fundit të renditjes.

Të dielën vëmendja më e madhe do të jetë te ndeshja Prishtina – Ballkani.

Kryeqytetasit pas fitores në Podujevë e Ballkani pas barazimit me Dukagjinin sigurisht do ta japin maksimumin për tri pikët e radhës në rrugëtimin drejt synimit të tyre.

Po të dielën, në “Riza Lushta”, Trepça ’89 që përballet me Malishevën, dy skuadra të rrezikuara për largim nga liga dhe ku pa dyshim që do të luftohet për çdo top.

Related posts

Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës

admin

Milani eliminon Totenhamin dhe vazhdon në çerekfinale

admin

Thomas Muller është shpallur lojtar i ndeshjes me PSG-në

admin

Leave a Comment