SPORT

Kryetari i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli, dhe Sekretari, Gerti Shima, vizituan Sigal Prishtina

Banner

Në një takim të ngrohtë vëllazëror, në praninë edhe të shumë dashamirëve e miqve të sportit nga Shqipëria dhe Kosova, kryetari i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli, dhe Sekretari, Gerti Shima, vizituan Sigal Prishtina.

“Bashkëbiseduam lidhur me tema të ndryshme sportive, duke theksuar faktin se me potencialin e sportistëve që kanë edhe Kosova edhe Shqipëria mund të kenë të ardhme të ndritur sportive.

Sidomos patëm kënaqësinë ta mirëpresim sërish ish basketbollistin tonë, Gerti Shima, i cili ishte pjesë e shumë sukseseve të klubit tonë.

Me këtë rast z. Ylli dhe Gertit ia dhuruam fanellën më të bukur të klubit, përfaqësuese e ngjyrave kombëtare në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu Gerti nga sot do të jetë Ambasador Sportiv i Klubit Sigal Prishtina në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.

Banner

Related posts

Zyrtare: Bersant Celina transferohet te Stoke City

admin

Bashkimi mposht Prishtinën dhe fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave

admin

Mbappe do të nënshkruajë me Realin?

admin

Leave a Comment