AKTUALE

Artan Grubi optimist se do të bëhen ndryshimet kushtetuese për VMRO-në thotë se e ka humbur kapacitetin koalicionues

Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, në emisionin “Intervistë në SHENJA, tha se asgjë nuk është e mundur dhe se mund të arrihet numri i nevojshëm i deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

“Sot isha në Kuvend dhe vlerësoj se ka gatishmëri, ka vullnet për të punuar dhe ka deputet që nuk identifkojnë vetëm me politika pro ruse, izoluese, bojkotuese, destruktive, në kuadër të VMRO-së”, tha Artan Grubi.

Ai tha se VMRO-DPMNE me hyrjen e ASH-së në Qeveri po izolohet si një forcë destruktive, si një forcë për po pengon integrimin në BE.

“Ata edhe po të fitojnë nuk kanë kapacitet koalicionues, nuk kanë me kë të bëjnë qeveri. Ata thonë qëe nuk vlen më parimi fitues me fitues, por ajo e kushton VMRO-DPMNE-në më së tepërmi. Edhe 61 po t’i marrin, si do të qeverisin me 61, pa shumicën absolute të shqiptarëve në kuvend, do të jetë një kuved jofunksional”, deklaroi zv/kryeministri Artan Grubi.

Banner

Related posts

BDI: Jemi të shqetësuar për zhvillimet që minojnë parimet e barazisë, bashkëjetesës dhe integrimit

Gjyla Halili

Inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve pa rroga, reagon BDI

Gjyla Halili

Luan Veliu: Goditjet nuk na ndalin, na forcojnë

Gjyla Halili

Leave a Comment