SHOWBIZ

Përdorën dhunë verbale dhe kërcënime/ Dy eleminime brenda ditës, Ermiona dhe Eva skualifikohen përfundimisht nga “Big Brother VIP”

Dy lojtare kanë lënë sot shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj, pasi përdorën dhunë verbale e kërcënime kundrejt banorëve të tjerë.

Fillimisht Zarfi i Zi erdhi në mëngjes për Ermionën, duke iu njoftuar vendimi për skualifikimin nga loja.

Ky vendim erdhi pas përdorimit të dhunës verbale gjatë debateve, duke thyer automatikisht rregullat thelbësore të formatit.

Një tjetër Zarf i Zi u lexua mbrëmjen e sotme për një tjetër banore e cila theu rregullat. Aktorja Eva Alikaj u skualifikua nga loja pas përdorimit të kërcënimeve.

Në Primen e mbrëmjes së djeshme Vëllai i Madh njoftoi një vendim të rëndësishëm në lidhje me dhunën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në çdo rast të përdorimit të dhunës fizike, verbale dhe psikologjike do të merren automatikisht masa për banorët që do të thyejnë rregullat kryesore të formatit.


Top Channel

Banner

Related posts

YouTube ndalon fshirjen e përmbajtjeve nga zgjedhjet presidenciale të 2020-s

admin

“Një bukuroshe si ti”, Butrint Imeri i dërgon mesazh Jorit në Big Brother VIP, si reagoi Kiara

admin

Michelle Yeoh, nga Miss Malajzia tek fituesja e parë aziatike e Oscarit për aktoren më të mirë

admin

Leave a Comment