Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, tha se një nga arsyet se përse ai sulmohet është ndërtimi i korridorit tetë, që sipas tij me vite është mbajtur në sirtarë.
“Korridori 8 nis në Itali, deti Adriatik, lidhet me Shqipërinë, vazhdon nëpër Maqedoni, Bullgari dhe përfundon në Detin e Zi. Është korridor jetik për komunikimin e Evropës me Ukrainën le të themi, apo me atë pjesë të kufijve me Rusinë. Nëse nuk do ta kishim atë korridor tetë, rrugor dhe hekurudhor dhe energjetik kriza në Ukrainë do të ishte shumë më e lehtë për tu menaxhuar dhe kostoja e transportit të ato mjeteve luftarake, ushqimeve, ndihmave do të ishte disafishtë më e lirë se sa që është tani dhe më e sigurt”, tha Grubi, duke konfirmuar konstatimin e gazetarit se personat që kanë penguar ndërtimin e këtij korridori janë njerëz me orientime pro ruse.
“Anti shqiptare pro ruse, destruktive dhe penguese… ja ky djep state për të cilin po flisni”, tha Grubi.’
Ai tha se mjetet janë siguruar dhe negociatat po vijojnë dhe nuk ka gjasa të pengohet ky projekt.
“Mendoj se brenda kësaj jave përfundojmë negociata dhe pastaj nisim me ndërtim që pritet të përfundojë për 5 vite”, u shpreh Grubi në “Intervistë në SHENJA.