Zv/kryeministri i parë Artan Grubi, duke folur bërë “Grupin e Zjarrit” tha se ai personalisht nuk i ka bërë keq askujt dhe se është munduar me aq mundësi sa dinë që ta ndihmojë gjithsecilin, dhe se i vije keq që është ardhur puna deri në këtë derexhe.
“Zogjtë e malit e dinë se këto mesazhe janë të dërguara drejtpërdrejt për Ali Ahmetin e jo Artan Grubit. Artan Grubi është vetëm instrumenti për ta sulmuar dhe për t’ia dërguar mesazhet”, tha Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se në të gjitha tubimet është konstatuar kjo.
“Gjitha akuzat që drejtohen në adresën time gjithsesi se kanë të bëjnë me sulme ndaj kryetarit Ahmeti, por unë jam shumë i lumtur që ato sulme më drejtohen mua dhe jo zotit Ahmeti, sepse do të ishte mjerim pas 20 vite përkrahje që zoti Ahmeti do ja kishte dhënë protagonistëve t’ia kthejnë me një monedhë të tillë”, u shpreh Artan Grubi.
Ai tha se ende nuk mund të flitet për përçarje por që ka pakënaqësi dhe revoltë te ky grup, të cilin e quajti të vogël në Çair dhe Saraj.