Në fushatën zgjedhore, pak ditë para zgjedhjeve, është aktivizuar Actv live, nga tubimet e malësorëve, në Tuz, ku sonte, në Vuksanlekaj, është mbajtur tubim elektoral para një numri të madh të qytetarëve, ku ka diskutuar Vilson Sinishtaj, kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”.
Në fjalimin e kryetarit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, promotorit të organizimit të diasporës për zgjedhjet e 5 Marsit, ka deklaruar se shqiptarët e bashkuar asnjëherë nuk kanë humbur.
“Është kënaqësi, sikur në Dinosh, sikur në Sukruq, Dushiq dhe këtu në Vuksanlekaj dhe kudo në Malësi, të gjithë banorët me entuziazëm të madh e kanë pritur këtë bashkim, e kanë vlerësuar zhvillimin që është bërë në një mandat. Edhe diaspora, ka kryer vetëm një obligim të vet. Kam përcjellur nga larg dhe nga afër, bashkimin dhe kontributin që kanë dhënë shqiptarët me “Forumin Shqiptar”, në katër vitet e kaluara, me entuziazëm pret edhe zhvillimin e madh që do të bëhet në katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Sinishtaj para qytetarëve të shumtë në Vuksanlekaj.
Ai më tej ka vlerësuar pozitën e shqiptarëve dhe ndjenjën e supozuar të inferioritetit qytetar e nacional si dukuri shumë negative në një shtet demokratik, duke hedhur poshtë akuzat se nuk mund ta qeverisin veten në Malësi dhe qasjen negative ndaj pushtetit lokal.
“Ky bashkim, ky Forum, për katër vitet e shkuara tregoi se jo vetëm që din, por din më shumë se të gjithë jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon se dimë me udhëheq Malësinë, Malësinë e Dedë Gjo Lulit e Çun Mulës, Malësinë e Smail Martinit, Malësinë e juve dhe të gjithë neve. Malësia ka mbijetuar me qindra vjet, do të mbijetojmë gjithmonë. Ju faleminderit dhe do të festojmë së bashku ditën e diel, drejt fitores”, ka potencuar z. Vilson Sinishtaj, i ardhur nga Amerika për zgjedhjet e 5 Marsit, për fitoren e “Forumit Shqiptar” dhe kryetarit të ardhshëm, edhe për një mandat në Tuz, z. Nik Gjeloshaj.