SPORT

Zyrtare: Marrëveshje me Dinamo Kiev për transferimin e Reshat Ramadanit

KF Shkëndija dhe FC Dinamo Kiev kanë gjetur akord për transferimin e Reshat Ramadanit te gjigandi ukrainas.

Klubi i Futbollit Shkëndija ka konfirmuar se mesfushori 19-të vjeçar Reshat Ramadani ka kompletuar transferimin në Ukrainë të Dinamo Kievi.

“KF Shkëndija dhe FC Dinamo Kiev kanë gjetur akord për transferimin e Reshat Ramadanit tek gjigandi ukrainas. Përveç dëmshpërblimit të caktuar për tu paguar tani për kompletimin e lëvizjes, kuqezinjtë do të përfitojnë edhe 15% nga shitja eventuale e ardhshme e Ramadanit. Tashmë ish-mesfushori kuqezi ka firmosur kontratë pesëvjeçare me ekipin me më shumë trofe në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Ramadani është rritur në moshat e reja të Shkëndijës, ndërsa me ekipin e parë u bashkua si 17-të vjeçarë në vitin 2021. Me 23 paraqitje në elitën e futbollit vendor dhe 5 në Kupat e Evropës, Ramadani ka shënuar 2 gola me ekipin e parë, derisa bëhet futbolliti i parë që transferohet në Dinamo Kiev direkt nga një ekip i Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë në KF Shkëndija urojnë Reshat Ramadanin për këtë transferim, duke i dëshiruar shumë suksese me ekipin e tij të ri”.

Related posts

Milan luan sezonin brenda 5 ditësh

admin

Në Spanjë nuk kanë dyshime për Realin

admin

Shkëndija, me e vlevshme nga Maqedonia

admin

Leave a Comment