SHQIPËRI

PD në dilemë për zgjedhjet/ Berisha ankohet për gjykatën! Meta “ofrohet” si zgjidhje

Shpresat e Sali Berishës që të marrë në Apel çelësat e partisë  duket se janë zbehur.

Në prag të gjyqit te vulës, kryedemokrati nuk nguroi të akuzonte publikisht maxhorancën socialiste kur pranoi nën rreshta se fati i Partisë Demokratike është paracaktuar.

Olta Xhaçka ka informuar ambasadorët se gjykatësit kanë vendosur sipas saj të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje. Mendja ime nuk pranon që 3 gjykatës të marrin një vendim që do të shkojë në kohëra si vendimi më i zi për të përjashtuar opozitën nga zgjedhje në një kohë kur ajo plotëson çdo kusht ligjor.”– tha Sali Berisha.

Sinjalet jo të mira erdhën edhe nga shkalla e parë e gjyqësorit, që i preu shpresat mbështetësve të Sali Berishës për ç’regjistrimin Lulzim Bashës, i cili mesa duket është penduar për dorëheqjen publike dhe shpreson një rikthim.

“Avokati Indrit Sefa, nuk pranoi provat për dorëheqjen e Lulzim Bashës, mendoj se është tendencioze pasi është fakt i njohur botërisht se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe duke qene se jemi disa dit para gjyqit te bujshëm të 3 marsit.”– tha Edit Harxhi.

Por, asi nën mëngë i Sali Berishës është Ilir Meta që ka intensifikuar takimet në zyrën e kryedemokratit. Në mungesë të një vule dhe firme legjitime, Partia e Lirisë shihet si korsia e emergjencës për të futur në garë kandidatët e Berishës, të cilët janë në pritje të  sqarimit të  konfliktit të pronësisë së Partisë Demokratike.

“Kanë sjell kërkesë për regjistrim 21 subjekte zgjedhore.”- tha Celibashi.

Nëse Meta është aleat besnik për Berishën, partitë e tjera duket se do të qëndrojnë larg këtij konflikti. Shpëtim Idrizi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu kanë dërguar kërkesa për regjistrimin e partive të tyre pa pritur fatin e Berishës në Apel.


Top Channel

Related posts

Aksion anti-drogë: Asgjësohen mbi 1 mijë fidane të narkotikëve

admin

“Ishte e qetë dhe po e shetiste qenin”, gazetari zbulon detaje te reja per vajzen qe varrosi politikisht Safet Gjicin

admin

Pesë të arrestuar në Tiranë, në mesin e tyre dy kosovarë – kapen me 10 mijë doza ekstazi

admin

Leave a Comment