Krytari i komunës së Tuzit,dhe bartësi i listës së Forumit Shqiptarë,Nik Gjeloshaj i është përgjigjur akuzave të pavërteta nga kundërshtarët politik,kualicionit anti-zhvillim DPS,BS,dhe kacavjerrësit e tyre politik.
“Fatkeqësisht për ta, as ky plan nuk u funksionoi. Agjencia ka qenë në komunën tonë para disa ditësh dhe ka inspektuar në detaje të gjithë dokumentacionin, të gjitha shpalljet, të gjitha konkurset, të gjitha shënimet dhe të gjitha informatat tjera të rëndësishme për punën e administratës”,theksoi Gjeloshaj.
Ja postimi i plotë:
Akuzave dhe të pavërtetave u përgjigjemi gjithmonë me fakte dhe vepra. Disa u trishtuan aq shumë nga zhvillimi i komunës sonë, saqë me tekste fiktive dhe demagogjike bënë propagandë për punën e komunës sonë. Në këtë mënyrë, koalicioni anti-zhvillim DPS, BS dhe kacavjerrësit e tyre politik na akuzuan për gjoja korrupsion, duke i bërë thirrje Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK) të na hetojë.
Fatkeqësisht për ta, as ky plan nuk u funksionoi. Agjencia ka qenë në komunën tonë para disa ditësh dhe ka inspektuar në detaje të gjithë dokumentacionin, të gjitha shpalljet, të gjitha konkurset, të gjitha shënimet dhe të gjitha informatat tjera të rëndësishme për punën e administratës.
Agjencia konstatoi se nuk ka kundërshtime, nuk ka vërejtje. Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe rregulloret e tjera. Komuna jonë është shembull i funksionimit në përputhje me ligjet, si dhe shembull i qasjes së lirë në informacion, prandaj jemi shumë krenarë me përgjigjen e ASK-së se Komuna e Tuzit ka bërë gjithçka në mënyrë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet.
Jam krenar për ekipin tim dhe gjithë administratën, sepse kjo dëshmon se ne drejtojmë dhe punojmë në mënyrë të ndershme, të përgjegjshme dhe të drejtë.
Këta të pushtetit të kaluar janë mësuar të mos punojnë, por të ushtrojnë një politikë kafenesh, prandaj ne e kuptojmë se kjo është çështje e huaj për ta dhe se ata nuk kanë kapacitet që t’i kuptojnë të gjitha këto projektet tona zhvillimore, dhe mjeti i tyre i fundit është përhapja e gënjeshtrave, por as kjo nuk do të funksionojë për ta, sepse ne flasim me vepra. Malësia u bashkua, Malësia u zhvillua.
NGJ
—————-