Java e 23-të në Prince Caffe Superligë dhuroi disa sfida interesante.
Peja fitoi bindshëm ndaj Ponte Prizrenit, ndërsa më i miri në parket ishte Jalen Tate me 29 pikë, tri kërcime dhe dy asistime, shkruan FBK, përcjell Shqip.com.
Tate ishte më i miri i ndeshjes dhe i javës, duke qenë hera e parë që në këtë edicion shpallet MVP i javës. Ai u ndihmua nga qendra Brad Waldow që shënoi tetë pikë, por kishte edhe 20 kërcime e gjashtë asistime.
Sigal Prishtina triumfoi në derbin ndaj Golden Eagle Yllit, ku më i miri ishte Dardan Berisha. Kapiteni i Kosovës ishte bindshëm lojtari më i mirë i kësaj sfide me 27 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.
Trepça ka vazhduar me formë të mirë, për të regjistruar fitoren e radhës ndaj Bashkimit, ku u dallua Ken Brown me 23 pikë, tri kërcime dhe gjashtë asistime.
Ndërkohë, Rahoveci regjistroi fitoren e tretë këtë edicion në elitë, duke mundur Vëllaznimin, ndërsa Edmond Kryeziu kishte 18 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Top 5
Jalen Tate (Peja) 29 pikë, 3 kërcime, 2 asistime
Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime
Ken Brown (Trepça) 23 pikë, 3 kërcime, 6 asistime
Edmond Kryeziu (Rahoveci) 18 pikë, 2 kërcime, 2 asistime
Brad Waldow (Peja) 8 pikë, 20 kërcime, 6 asistime