SPORT

Real Madrid – Barcelona, Hazard me statistika të çuditshme

Banner

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen nesër (e enjte)  në Kupën e Mbretit. Një Clasico e futbollit spanjoll që Eden Hazard ëndërron, më në fund, të ketë mundësinë ta luajë.

Në fakt, mungesa e aktivizimit të belgut nuk do të ishte një risi. Siç ka theksuar AS, futbollisti nuk ka pasur kurrë kënaqësinë të zbresë në fushë në ndeshjet kundër klubit katalanas që nga momenti që ka veshur fanellën e Los Blalncos prej plot katër sezonesh.

Zero minuta për të në nëntë ndeshje, katër të parat të humbura për shkak dëmtimi, të tjerat për zgjedhje teknike. Nga momenti që Carlo Ancelotti është kthyer në drejtim të madrilenëve, ish-lojtari i Chelseas ka qëndruar gjithmonë në bankinë.

Kjo situatë pritet të vazhdojë edhe për gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës, kur dy ekipet do të ndeshjen të enjten në mbrëmje në “Santiago Bernanbeu” për ndeshjen e kthimit.

Për Hazard, në këtë sezon, vetëm 296 minuta aktivizim. Një minutazh më i vogël se ai i Odriozola, Vallejo dhe Mariano Diaz. Të shohim nëse do të ketë “surpriza”.

Banner

Related posts

Vajzat U16: Kosova realizon fitoren e dytë në turneun e UEFA-s, kësaj radhe ndaj Shqipërisë me penallti

admin

Marrëveshje me gjysmë çmimi – Kreu

admin

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Gjyla Halili

Leave a Comment