Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka theksuar se 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit, mes të cilave edhe dy nga partitë e mëdha opozitare, PD dhe Partia e Lirisë.
Përmes një deklarate për mediet, Celibashi vuri në dukje gjithashtu se 21 bashki të vendit nuk kanë dorëzuar ende asnjë informacion sa i përket procesit të njoftimit me shkrim për zgjedhësit.
Pyetje: Po e lidhni vendimin për fondet me gjyqin e vulës?
Celibashi: Me siguri të plotë se s’ka lidhje fare me çështjen e lidershipit të Partisë Demokratike. Është thjesht një qasje në përputhje të plotë me ligjin. Fondet do i shpërndajnë pas datës 31 mars kur partitë do duhet të sjellin raportin e tyre financiar.
Pyetje: Sa i takon formatit të fletës së votimi, sa kohë kemi konflikt për PD , do ketë fleta e votimit një vend për emrin e kryetarit të partisë?
Celibashi: Po është parashikim i ligjit për t’u shËnuar dhe emri i kryetarit.
Pyetje: Kemi parë sekretin e PS dhe ministrat që s’e ndalin turravrapin që bëjnë inspektime, a është kjo në zbatim të ligjit dhe të frymës që është bërë kodi?
Celibashi: Jemi në proces shqyrtimi të këtyre rasteve gjithsesi e shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje institucioneve të ushtrojnë detyrën në kompetencë të ligjit por është e dënueshme nëse këtë aktivitet e kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë.
Pyetje: Çfarë po ndodh me zbatimin e teknologjisë në zgjedhje në ato bashki ku zbatohet për herë të parë numërimi dhe votimi elektronik?
Celibashi: Procesi po ecën mirë. Këto ditë hapin procedurat prokuruese për shërbimet teknike dhe paisjes. Sa i takon operatorëve ne akoma s’i kemi hapur direkt thirrjet për të ftuar të interesuarit për t’u angazhuar si operator të votimit apo numërimit elektronik.
Pyetje: Zgjedhjet e shkuara kanëë treguar që s’ka pasur operator.
Celibashi: Nëse s’do paraqiten operatorët do bëhet sipas mënyrës tradicionale verifikim në mënyrë manuale dhe do votohet në mënyrë tradicionale.
Top Channel