Ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pjesëtar i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Abedin Zymberi ka komentuar ndodhitë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim duke potencuar se Ali Ahmeti ka gabuar që ju ka dhënë pushtet 20 vjeçar personave të gabuar duke përdorur shprehjen popullore “Ja jep bukën, ta then kupën”.
Ai mes tjerash është shprehur që këto persona duhet ta lirojnë hapësirën e veprimit politik për gjeneratat e reja, të pastra, të shkolluar mirë, me njohuri të reja të kohës së tashme dhe ka apeluar deri te të rinjtë të mos u shkojnë mbrapa atyre që ua mbyllën derën e ardhmërisë.
“Ja jep bukën, ta then kupën” Gabimi i Ali Ametit është se ngriti persona të gabuar, ju dha pushtet 20 vjeçar, i lejoi të pasurohen në kurriz të shqiptarëve, i lejoi të faktorizohen pa dhënë asnjë kontribut kombëtarë gjatë jetës së tyre. Duke i përkëdhelur këto hajna të cilët sot janë të pakënaqur i humbi shumë veprimtar që dhanë gjithçka për komb e nuk fituan asgjë për vete. Koha është që këto persona ta lirojnë hapësirën e veprimit politik për gjeneratat e reja, të pastra, të shkolluar mirë, me njohuri të reja të kohës së tashme. Apel për të rinjtë të cilëve nuk po i vjen radha ta dëshmojnë veten mos i shkoni mbrapa atyre që jua mbyllën derën e ardhmërisë. Koha është për revolucion, për ndryshime të kuadrove në politikë. Nëse don Aliu ta shpëton BDI-në dhe Shqiptarët duhet të i largoj të gjithë personat që shijuan pushtet ndër vite në të dy krahët e përçarë dhe t’i zëvendësoj me kuadro të ri profesional. Jam i dëshpëruar nga ata që vrapojnë pas të dështuarve, kam menduar se është ngrit vetëdija kombëtare por paskam gabuar” – ka shkruar Zymberi në faqen e tij në rrjetin social Facebook.