Shkruan: Blerim Hyseni
Të shumtë janë ata që duan të flasin por frikohen, ndërkohë që të shumtë janë ata që flasin, por nuk dëgjohen! Të parët janë vrojtues aktiv të fenomeneve shoqerore ndersa kategoria e dytë janë aktiv dhe ngrisin zërin, por zëri i tyre është bërë i pa degjueshëm sepse veprimtaria e tyre ka bërë që janë shterrur e te pa vetëdishëm për këtë se të verbuar për pushtet, vazhdojnë të ngrisin zërin në mungesë të argumentit. Për të hyrë në temë, vleresoj që zhvillimet e fundit në BDI nuk janë kaq të cekta sa duken në shikim të parë sepse hendeku ka filluar të thellohet që më herët edhe atë jo për arsyet që sot trumbetohen, por për arsye krejt të tjera të cilat aktorët i dijnë mirë, por s’kanë guximin ta thonë duke bërë përllogaritje për karieren e tyre politike në të ardhmen.
Nuk zbulon ujin e nxehtë nëse themi se oponentëve maqedonas u ka interesuar gjithmonë parcializimi i elektoratit shqiptar në disa subjekte politik sepse kjo është dëshmuar kahere, por pse kjo stërzgjatje e një subjekti të fuqishem shqiptar në skenen politike ne rastin konkret BDI nuk arrihej te perçahej!?
Ali Ahmeti për gjatë këtyre 20 viteve sa vepron ka dëshmuar se eshte njeri i kompromiseve, çdo herë ka gjet një zgjidhje të mesme per të ulur gjakrat e qe vlonin sidomos në periudhën 2002-2006 kur pasojat e konfliktit binin mbi supet e tij më rënd se te askush tjetër. Dua te vë në spikame pse tani spo gjindet nje zgjidhje e mesme sic është gjetur në periudha edhe më të rënda?
Ali Ahmeti ka deshmu se është i kompromisit për interes të përgjithshëm, ndoshta ndonjëherë edhe në interes të ndonjë shoku, por gjithashtu ai ka dëshmu se nuk është njeri që i pranon kushtezimet! Eh pikërisht këtu me sa duket ka hasur sharra në gozhdë. Si ka mundësi që të mbash takim me qytetar me logo të BDI e gjithë mllefi të shprazet pikërisht kundër BDI!
Si ka mundësi që të jenë të pa knaqur pikërisht ata që sot s’kanë asnjë problem finansiar e më kryesorja të pa knaqur janë pikërisht disa që disa herë kanë deshtuar e Ali Ahmeti prap u ka dhënë mundësi. Rasti më eklatant është Nevzad Bejta i cili tri herë vetkandidohet për kryetar komune, tri herë humb, e sot del mban ligjerata se si duhet bërë politikë! Si ka mundësi të jetë ky i pa knaqur kur ka provu funksione cdo herë qe ka dashur dhe ku ka dashur, madje jo vetëm për vete por edhe për farefis e shocni!
Si mund të jetë i pa knaqur Blerim Bexheti i cili nga deputeti, ministri e kryetar komune ka pasur pushtet apsolut, jo vetëm të punësojë e të emërojë më shumë se cdo komunë tjetër, por edhe të vendos për fatin e karieren e dikuj që me djersë ka mbaruar arsimimin, por nuk i’u ka dhënë mundësia sepse i ka takuar grupit të mësuesit! Si ka mundësi të jetë i pa knaqur Izet Mexhiti i cili ka gëzuar pushtet apsolut për punësime në tri nivele,pushtet komunal, qytet të Shkupit dhe pushtet shtetëror! Ky sepaku ka ec disa projekte, por mos të harrojmë se e gjithë qenia e Ali Ahmetit ishte përqëndruar në ngritjen e vetëdijes se shqiptarëve në Shkup!
Izet Mexhiti ka të drejtë të kritikojë, por jo deri aty sa Ali Ahmetit t’ia kthejë shpinën sepse sic i tha edhe vet Ahmeti ” as babai juaj s’ka bërë më shumë për ju sesa kam bërë unë”! Në këtë mes në situatë më të keqe gjenden anëtarët e simpatizuesit e BDI, të cilët shtrojnë dilemën ” të jesh apo të mos jesh” ! Për më qartë të jesh me Ali Ahmetin po, por si të jem me Artan Grubin, ose të jem me Izetin apo Blerimin, po si të jem me Nevzad Bejten e Musa Xhaferin e kundër Ali Ahmetit!
Sigurisht Ali Ahmeti ka faj që gjatë shumë viteve kapitalin politik e investoi në individ të caktuar, ata duke patur shumë dhe kohe të gjatë pushtet arritën të faktorizoheshin si pilitikane apo lider lokal që sot tentojnë të kenë primatin se pa ata BDI mund ti takojë të kaluares. Une nuk kam informacione shtesë, por duke percjell zhvillimet e në vecanti mediat sepse nga ato shpesh parashikimet më kanë dal të sakta meqë maqedonasit në mungesë të guximit për nxitje i perdorin mediat për këtë qellim. Shikoni mediat në vecanti ato maqedone, kur janë marrë më shume me BDI se sa që merren sot!
Asnjëherë dhe kjo nga ato po shifet si reçetë e saktë për të thyer dhe ndarë BDI, meqë pas kësaj zhvillimet do të jenë më të lehta, më të manipulushme dhe më lehtë do talleshin me shqiptaret. Personalisht arsye tjetër spo arrij të gjejë, por ajo që është edhe me shqetësuese që ndasia po thellohet dhe kthim prapa spo shof !
Ali Ahmeti si duket kësaj rradhe ka vendosur të shkojë deri në fund me qëndrimet e tij me thënien ” më mirë një dit e zotni sesa dhjet vjet e i perbuzur”.
Prandaj Ali Ahmetit i takon t’i jap kahje kësaj katrahure, a une jam i bindur se kësaj rradhe nuk do te jete ” zgjidhje e mesme” sic ka bërë në të kaluaren.