AKTUALE

Ibraimi: Nëse s’ka kompromis për ndryshimet kushtetuese, ndikimi rus do të rritet

dryshimet kushtetuese mund të arrihe më lehët poqese partitë në pushtet do të bien dakord me VMRO DPMNE-në në një farë marrëveshje, ndryshe do të jetë rëndë që qeveria me metoda tjera t’ia arrijë qëllimit, kështu vlerëson në një prononcim për PRЕSSonline.mk, Selim Ibraimi nga Instituti i Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit (ISSD – Macedonia), duke folur për mundësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme që vendi të ecë pa pangesa drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Poqese qevria -partitë në pushtet do ta afrojën VMRO-në kjo do të reflektonte pozitivisht në qëndrimet e dsaj rreth marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkrura nga Maqedonia e Veriut dhe njëkohëisht do të largohej nga ndikimi i jashtëm si opozitë. Koha është tani që partitë që janë në qeveri të fillojnë bisedimet me VMRO DPMNE-në dhe të të dakordohen si më tej rreth ndryshimeve kushtetuese ose qoftë të zgjedhjeve të parakohëshme bashkë me ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Ibraimi për PRESSonline.mk

Ndërkohë, duke folur për dialogun Koosvë- Serbi, Ibraimi konsideron se me këtë dinamikë që po zhvillohet mund të ketë efekte pozitive, nëse marrëveshjet nuk do të zabatohen atëherë jo vetëm në Kosovë por në nëtrësi rajoni vihet në rrezik.

“Ndikimi rus rritet dhe bie varësisht ngjarjeve që paraqiten në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut. Në muajt në vijim mund të presim një rritje graduale të ndikimit poqese qeveria dhe opozita nuk do të kenë gjuhë të përbashkët rreth ndryshimeve kushteteuese dhe Kosovës”, potencon Selim Ibraimi nga ISSD – Macedonia.(PRESSonline.mk)

Related posts

Trump thotë se do të ketë “gjakderdhje” nëse ai nuk fiton zgjedhjet

Gjyla Halili

Koordinuesja e sapoemëruar e përhershme e Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia do të takohet me Gashin

Gjyla Halili

“Kirili dhe Metodi”, Grubi: Çdo popull ka zhvilluar betejat e tij për ruajten e gjuhës së vet amtare

Gjyla Halili

Leave a Comment