BOTA

Shefi i FBI-së: Shumë mundësi që koronavirusi doli nga laboratori

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, ka thënë se byroja beson që koronavirusi e ka origjinën në një “laborator të kontrolluar të Qeverisë kineze”.

“FBI-ja tash e një kohë vlerëson që origjina e pandemisë, besohet shumë, që është rezultat i një incidenti në laborator”, ka thënë ai për Fox News.

Ky është konfirmimi i parë publik i FBI-së për origjinën e koronavirusit.

Kina e ka hedhur poshtë mundësinë e daljes së virusit nga laboratori në Vuhan, duke e konsideruar këtë akuzë si shpifëse.

Komentet e Wrayt kanë ardhur një ditë pasi ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thirrje këtij shteti që të jetë më “i sinqertë” për origjinën e koronavirusit.

Disa studime sugjerojnë se virusi mund të ketë kaluar nga kafshët te njerëzit, në një treg të kafshëve në Vuhan të Kinës.

Ky treg është vetëm 40 minuta larg laboratorit të njohur botërisht për viruset, i cili në të kaluarën ka kryer kërkime për koronaviruset.

Qeveria kineze ende nuk i ka komentuar deklaratat e shefit të FBI-së, mirëpo të hënën i ka hedhur poshtë raportimet se Departamenti amerikan i Energjisë ka ardhur në përfundim, “ndonëse me besim të vogël”, se virusi ka dalë nga laboratori, raporton Radio Evropa e Lirë.

Related posts

Gjykata e Lartë bllokoi faljen e kredive studentore, reagon ashpër presidenti Biden

admin

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Biden do të ulë deficitin me 3 trilionë dollarë

admin

Meksikë/ Policia arreston tetë ushtarë për rrëmbimin e 43 studentëve

admin

Leave a Comment