SPORT

Sigal Prishtina bindshëm ndaj kampionit

Sigal Prishtina e ka mundur kampionin e Kosovës, Golden Eagle Yllin me shifrat 74:54 (21:19, 25:11, 14:14, 14:10), në ndeshjen e fundit të javës së 23-të të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku mysafirët edhe pse e nisën me 0:5, nuk mund të shkëputeshin në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 21:19. Por, prishtinasit filluan të shkëputen në periudhën e dytë, ku kishin epërsi në 15 pikë, 40:25, madje shkuan në pushim me rezultat të lartë, 46:30.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, duke thelluar epërsinë në 21 pikë, 54:33, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:44. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Sigal Prishtina triumfoi me 20 pikë dallim, 74:54.

Më i miri te vendasit ishte Dardan Berisha me 27 pikë, kurse te mysafirët Chris Harris me nëntë pikë e tetë kërcime.

Të dy skuadrat kanë nga 17 fitore e gjashtë humbje.

Related posts

Ten Hag akuzon gjyqtarin për favorizim të Barcelonës

admin

Manchester United në shitje, në skenë del njëri nga njerëzit më të pasur në botë

admin

Sherr me lojtarët e tij

admin

Leave a Comment